PD i përgjigjet Ballës: “Nëse do kishte drejtësi të pavarur do ishe në burg”

Politikë
PD i përgjigjet Ballës: “Nëse do kishte drejtësi

TIRANË

Partia Demokratike i është përgjigjur përmes zëdhënëses Ina Zhupa, deklarata të bëra sot nga sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla në kongres. Në një postim në facebook Zhupa shkruan se nëse do të kishte drejtësi të pavarur, Balla do të ishte sot prapa hekura për bashkëpunim me kriminel e pastrim parash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

Nese do te kishte drejtesi te pavarur Taulant Balla do te ishte prapa hekura per bashkepunim me kriminel per pastrim parash permes lejeve te ndertimit dhe tenderave publik.

Taulant Yaris do te ishte duke dhene llogari per garancite dhe mbrojtjen qe u jep krimineleve dhe trafikanteve.

Perdorimi i krimit te organizuar per pushtet e para nuk i shpeton dot Taulantet e rilindjes.

Presioni dhe shantazhi qe u ben gjygjtareve dhe prokuroreve nuk e mbron dot gjate ashtu sic nuk fshihet dot më pas sulmeve kunder opozitës që i nxorri të palarat e kriminalizimit dhe korrupsionit te kesaj qeverie-bande.

Shqiptaret po e vuajne ne kurriz kete pushtet. Ora e drejtesise dhe llogaridhenies po afron. Taulant Yaris ben mire qe te marre masat qe tani per qeline e tij.

ME TE LEXUARAT