Zbulohen detaje/ Çili dyshohet se i mori para babait të lazaratasit të dënuar përjetë në këmbim se do e nxirrte nga burgu

Aktualitet
Zbulohen detaje/ Çili dyshohet se i mori para babait të lazaratasit

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i pedagogut dhe botuesit të njohur, Henri Çili. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Përmetit ka nisur hetime në shtator të 2019-ës për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjatë këtyre hetimeve, dyshohet se Henri Çili ka komunikuar me babain e Arbion Alikos, Adil Aliko.

Ndaj botuesit Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë. Organi i akuzës ka dyshime se Çili ka biseda me gjyqtarë në jug ku ka tentuar të përvetësojë pasuri përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas burimt thuhet se ka dyshime që Çili i mori shuma të konsiderueshme parash apartament dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte ta nxirrte të birin nga burgu. Çili dyshohet se i ka premtuar lazaratasit, që do të ndikonte në vendimin e gjykatës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seksioni i hetimit në Policinë Gjirokastër ka ndërmarrë një operacion që është shtrirë në disa qytete. Ka bërë kontrolle në banesa dhe janë sekuestruar armë dhe municione.

Kujtojmë se Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.

Ibrahim Basha mbeti i vrarë në Lazarat, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, operacion antikanabis në 2014-ën. Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

ME TE LEXUARAT