Zbardhen detaje/ Shpërthimi me tritol i makinës në Tiranë

Aktualitet
Zbardhen detaje/ Shpërthimi me tritol i makinës në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me tritol, ku shënjestër ishte një makinë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Çekrez.

Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e shpërthimit nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Mjeti tip ‘Volkswagen’ i përket shtetases Kujtime Hoxha, 54 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT