Votimi elektronik/ Gjiknuri: Parimisht dakord, do të konsultohemi me ndërkombëtarët

Politikë
Votimi elektronik/ Gjiknuri: Parimisht dakord, do të konsultohemi me

Bashkëkyretari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca do ta marrë në shqyrtim kërkesën e opozitës për votim elektronik.

Në një dalje për mediat pas mbylljes së mbledhjes së radhës për reformën zgjedhore, Gjiknuri deklaroi se për këtë pikë do të ketë konsulta edhe me ndërkombëtarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne do konsultohemi dhe me ekspertë dhe do japim mendimin tonë. Në parim jemi dakord, por elektronika kërkon kohë dhe duhet një punë e madhe. Nëse kjo është e realizueshme, do bëjmë konsultime me organe të Këshillit të Ministrave, apo konsulencë ndërkombëtare. Në kërkojmë departizimin e qendrave të votimit.”

Këtë të premte u zbardh propozimi i opozitës sesi duhet të kryhen identifikimi dhe votimi elektronik. Për të dyja rastet, sipas opozitës do të krijohet një sistem i posaçëm që do të pegojë manipulimin e votave.

ME TE LEXUARAT