Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Tirana fundos Partizanin, bardhebluve vendosin derbin në ”Air Albania Stadium”

Tirana udhëheq 5-1 ndaj Partizanit në Air Albania Stadium teksa derbi nisi vrullshëm ku në 19 minutat e para të lojës u shënuan 3 gola dhe një karton të kuq. Fillimisht ndeshja nisi me vonesë pasi tifozët e kuq ”Ultras Guerrils” ndezën flakadanë duke e mbushur stadiumin me tym .

Që në minutën e 2-të braziliani i Partizanit, William Cordeiro shënoi një gol fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar Ilion Lika. Por avantazhi zgjati vetëm 14 minuta. Në të 16-tën Tirana fiton një penallti me Torassan. Pasi arbitri sinjalizoi penalltinë i dha të kuq edhe mbrojtësit të Partizanit Eneo Bitri. Nga pika e bardhë e penalltisë Batha u tregua i saktë. Tre minuta më pas sërish Torassa fiton penallti dhe Batha kësaj radhe e çon në trekëndësh për të ndëshkuar për herë të dytë radhazi ish- skuadrën e tij Partizanin.

Në pjesën e dytë një harkim në shtyllën e dytë nga Ngoo është realizuar jo nga një futbollist i Tiranës por i Partizanit. Mbrojtësi Hektor Idrizaj ngatërroi portën duke e çuar në atë të bashkëlojtarit të tij Alban hoxha. Në minutën e 82′ Partizani bën një gafë në mbrojtje dhe aty përfiton talenti Ernest Muçi i cili me portën bosh e shënon edhe golin e katërt.

Vetëm në minutën e 88-të u vendos balanca mes lojtarëve pasi edhe për Tiranën doli me të kuq argjentinasi Torassa por ishte shumë vonë për Partizanin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.