Taksa, Kryeministri Johnson-Vuçiç: Do kërkojmë me ngulm heqjen e plotë të saj

Kosovë&Rajon
Taksa, Kryeministri Johnson-Vuçiç: Do kërkojmë me ngulm

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në telefonatë, siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kryeministrisë britanike, deklarohet se kryeministri britanik ka mbështetur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë poashtu ka mirëpritur heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, shprehet Johnson.

Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Johnsoni ka kërkuar nga Vuçiç të shfrytëzojë ndikimin e tij për të qetësuar tensionet.

ME TE LEXUARAT