PD kërkon prokurorisë: Në ç’fazë janë hetimet për zgjedhjet e 30 qershorit?

Politikë
PD kërkon prokurorisë: Në ç’fazë janë

Partia Demokratike Lezhë sot i është drejtuar edhe një herë prokurorisë me një kërkesë për informacion ndaj hetimeve për zgjedhjet e 30 qershorit. PD kërkon të dijë në ç’fazë janë hetimet dhe nëse është faktuar rezultati i manipuluar dhe i pavërtetë, sipas saj, i zgjedhjeve.

“Kërkojmë informacion të detajuar në lidhje me fazën në të cilën ndodhen hetimet e kryera nga ana juaj si edhe nëse janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale determinante materialet zgjedhore të qendrave të votimit të sqaruara në pjesën arsyetuese të kallëzimit penal. Kërkojmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë profesionalizëm dhe korrektësi në hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm të kësaj çështjeje, për zbardhjen e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimit të kundërligjshëm më datë 30 qershor 2019 si edhe falsifikimin e materialeve zgjedhore me qëllim dokumentimin e një rezultati të manipuluar dhe të pavërtetë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PD Lezhë nënvizon se ka vënë në dispozicion të organit të akuzës fakte dhe prova të pakontestueshme për hetimet.

“Në padinë penale të bërë nga ana e PD kemi sjellë fakte dhe të dhëna të pakontestueshme të maskaradës së 30 Qershorit,ndaj PD kërkon informacion ndaj avancimit të hetimeve.”

Opozita, ka bërë kallëzim penal për disa vepra penale ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale, anëtarëve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të zonave zgjedhore në Lezhë për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë Lezhë.

ME TE LEXUARAT