Paralajmëron Bujar Leskaj: Nuk do të rikandidoj, të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, sot ka deklaruar nga Vlora se nuk do të kandidojë sërish për këtë post. Në analizën vjetore të KLSH në Vlorë, Leskaj u shpreh se ka dërguar kërkesën për moskandidim duke i kërkuar maxhorancës të nisë procedurat për titullarin e ri.
“Nuk do të rikandidoj. Kam dërguar kërkesën për mos kandidim. Të nisë mazhoranca procedurat për titullarin e ri të KLSH”, theksoi Leskaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh i gatshëm për një marrëveshje të re KLSH-Prokurori.