Mbyllet greva e urisë në Poçem, punëtorë marrin 3 paga nga 27 të prapambetura

Aktualitet
Mbyllet greva e urisë në Poçem, punëtorë marrin 3

Prej më shumë se dy javësh sot u mbyll greva e urisë edhe në Poçem. Sipas burimeve thuhet se ka nisur lëvrimi i 3 pagave, ndërkohë që punëtorët e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem kanë deklaruar më herët se kanë 27 paga të prapambetura.

Nga ana e punëdhënësit iu janë premtuar 7 paga fillimisht dhe në muajt në vijim të tjerat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu nga 1 marsi iu është premtuar nënshkrimi i kontratës me OSHEE dhe me Ujësjellësin. 14 punonjës ishin në grevë urie prej 16 ditësh për të kërkuar pagat e prapambetura. Ndërkohë kujtojmë se dje lanë grevën edhe punëtorët e uzinës së naftës së Ballshit.

ME TE LEXUARAT