”Kurti më ftoi sot në takim urgjent”, Haradinaj: E refuzova se më thirri pasi kishte marrë vendimin për taksën

Kosovë&Rajon
”Kurti më ftoi sot në takim urgjent”, Haradinaj: E

KOSOVË

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar ashpër lëvizjen e djeshme të pasardhësit të tij, Albin Kurti rreth taksës ndaj mallrave serbe. Haradinaj njoftoi po ashtu se Kurti i ka dërguar letër për ta takuar sot urgjentisht.

“Nuk kam shkuar në takim sepse i kam thënë se me kë thirrur mbasi ke dhënë qendrim dhe kjo është sa për sy e faqe”, ka thënë Haradinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kurti ka bërë pazare me Vuçiqin rreth heqjes së taksës. Ai e ka quajtur vendimin e Kurtit për heqjen e taksës ndaj Serbisë një mashtrim nga ai.

“Ka një marrëveshje mes dyve, votat e Listës Srpska për qeverinë Kurti”, ka deklaruar ai.

Më tej, Haradinaj theksoi se Kurti gaboi me qasjen e tij ndaj vendeve të Bashkimit Evropian.

“I drejtohet BE-së për liberalizmin e vizave, është gabim që pas një vendimi për taksën t’i drejtohet në atë mënyrë qeverive veç e veç. Logjika e z.Kurtit e ka një problem. E kuptoj fjalorin e Grenell, por i thotë se po gabon dhe i kërkon më shumë. A e dini cka d.m.th kjo”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që Kurti, ka prezantuar mbrëmë një sërë masash për heqjen graduale të tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duke filluar me heqjen e tarifës ndaj lëndës së parë që importohet nga këto shtete duke filluar nga 15 marsi.

ME TE LEXUARAT