Koronavirusi, në ç’fazë paraqitet situata e prodhmit të vaksinave?

Soft
Koronavirusi, në ç’fazë paraqitet situata e prodhmit

Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat luftojnë viruset dhe bakteret e sistemit imunitar. Ato mbrojnë trupin nga ata që njihen si “pushtues”, i luftojnë këto trupa dhe pastaj mësojnë organizmin si t’i luftojë ato. Kur njerëzit ekspozohen sërish ndaj virueseve ose baktereve, trupi i tyre ka të gjithë mekanizmin e duhur për t'i luftuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri ku ka shkuar puna për shpikjen e një vaksine kundër koronavirusit?

Studiuesit kanë zhvilluar disa lloje vaksinash, të cilat momentalisht po testohen te kafshët.

Nëse krijohet vaksina e duhur, sa kohë do të duhet për t’u prodhuar në masë?

Nëse vaksinat e testuara te kafshët kanë rezultat, mund të provohen te njerëzit në fund të vitit. Edhe nëse puna e shkencëtarëve përparon për sa i përket gjetjes së vaksinës, do të duhet një punë masive për prodhimin e saj.

A do të funksionojnë njësoj te të gjithë njerëzit?

Është pothuajse e pashmangshme që vaksina të jetë më pak e suksesshme te njerëzit e moshuar. Kjo nuk lidhet me vaksinën në vetvete, por me sistemin imunitar, që në këtë rast nuk i përgjigjet mirë.

A do të ketë efekte anësore?

Të gjithë medikamentet, madje edhe paracetamoli, kanë efekte anësore. Por pa prova klinike është e pamundur të dihet se cilat mund të jenë efektet anësore të një vaksine eksperimentale.

ME TE LEXUARAT