Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Koronavirusi, “Komisioni i Venecias” anulon seancën për ‘Anti-shpifjen’ dhe Kushtetuesen

Komisioni i Venecias ka kufizuar anxhenden ne raport me Shqiperine per shkak te koronavirusit. Më 20 dhe 21 Mars ishte parashikuar që Komisioni i Venecias të bënte shqyrtimet në lidhje me dy çështje për të cilat i është kërkuar opinion, ai për Gjykatën Kushtetuese dhe paketa “anti -shpifje”.

Njoftohet se Venecia i ka shtyrë shqyrtimet në një afat të pacaktuar dhe shkak raportohet se është frika nga koronavirusi, epidemia që është përhapur në mbi 45 shtete të botës duke shkaktuar me mijëra viktima.

Në këtë sesion Komisioni i Venecias do të publikonte dy raporte për Shqipërinë, mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe për paketën ligjore anti-shpifje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.