Konfirmohet rasti i 4 me koronavirus në Greqi, një grua e kthyer nga Milano
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2020, 10:35
Bota
Thellohet bilanci i të prekurve me koroavirus në Greqi. Shteti fqinj rregjistron një tjetër rast të pacienteve me COVID-19. Bëhet fjalë për një grua nga Athina.
Ajo kishte qenë në Milano ditët e fundit ku edhe është infektuar. 36 vjeçarja është izoluar në spitalin e Atikës në Athinë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ky është rasti i dytë në kryeqytet pas një 40 vjeçareje që gjithashtu ishte kthyer nga Italia. Dy pacientët e tjerë me koronavirus janë në Selanik, nënë e bir.