Ja si pritet të jetë moti për 3 ditët në vijim

Soft
Ja si pritet të jetë moti për 3 ditët në vijim

Fundjava me reshje të dendura shiu e bore dhe erëra të forta do të pasohet nga kthjellimet të cilat do të vijojnë të paktën deri të mërkurën.

Dita e shtunë nis kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri-Verilindje por pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dita e diel, vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites kur vranësirat bëhen më të dukshme në territor.

E hëna, gjatë gjithë ditës, paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të hënën, do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës. Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat Perëndimore.

ME TE LEXUARAT