I transformuar! Shqiptari që vrau të bijën në Australi nuk njihet

Aktualitet

Shtate muaj nga 22 korriku i vitit 2019 kur 49 vjeçari shqiptar Petrit Lekaj do të vriste me thikë të bijën e tij Sabrina vetëm 20 vjeç dhe më pas do të tentonte të vetëvritej. Petrit Lekaj doli para gjykatës Supreme të Australisë së Jugut. Transformimi i tij është i dukshëm aq sa është gati e pamundur për ta njohur.

49-vjeçari mbetet në paraburgim dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Por ai do të mësojë të martën e ardhshme kur do të ketë të drejtën e lirimit me kusht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj përshkruan goditjen me thikë dhe mbytjen e vajzës së tij Sabrina ndërsa zbulon edhe keqardhjen e tij të thellë.Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit mendor, ku ai u mbajt disa muaj pas vrasjes së së bijës.

Lekaj e pranon hapur që i ka goditur me thikë vajzës tetë herë.

“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër. Unë vetëm vazhdova të goditja me thikë … ajo ishte duke shkelmuar, duke shkelmuar derën dhe dritaren. “Pasi ajo nuk mund të lëvizte, unë godita me thikë veten, pse e godita me thikë atë, pse e bëra atë gjë.”

Sulmi po ndodhte në makinën e saj pranë shtëpisë së tyre Kidman Park, në periferi të Adelaide, në korrik të vitit të kaluar.Hetuesit thanë se për ironi Petrit Lekaj që u tërbua me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte drogë, ishte dënuar për trafik heroinë në moshën 20 vjeçare, në vitin 1994. Më pas në 2007 dhe 2009 për kanabis.

ME TE LEXUARAT