Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Haradinaj: AAK do të mobilizohet për ta kundërshtuar heqjen e taksës

Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, ish-kryeministri Kurti në një konferencë për media, theksoi se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për heqjen e tarifës, është pa kushte dhe pa kundërvlerë për Kosovën.

Lideri i AAK-së tha po ashtu se fillimi i heqjes së taksës nga 15 marsi për lëndën e parë dhe më 1 prill krejtësisht, është bërë për të mashtruar Kosovën.

Haradinaj paralajmëroi mobilizim të AAK-së për të kundërshtuar këtë vendim të kryeministrit Kurti, por nuk tregoi se çfarë skenari do të ndërmarrin në veprim.

“Ky ka qenë një presion modest që i është bërë Kurtit, për një kohë relativisht të shkurtër dhe kaq shpejt u dorëzua para Serbisë, dhe rrezikon me dorëzua Kosovën në etapa më të vona, edhe më keq. Pra, nëse ne kemi qenë afër me marrë një kontratë finale të mirë pë r Kosovën, me këtë dorëzim të tij, ne rrezikojmë me marrë ndonjë propozim të keq edhe me u rikthye diskutimet për temat tashmë të tejkaluara, që e kanë rrezikuar Kosovën në të kaluarën. Është vendimi i yni, do të mobilizohemi dhe ndiejmë për detyrë me e penguar mashtruesin, në këtë rast tash kryeministër Kurti, në këtë drejtim të rrezikshëm për vendin. Do të mobilizohemi me seancën e jashtëzakonshme në Parlament, por po ashtu do të bëjmë mobilizim edhe qytetarë, publik që ta pengojmë këtë drejtim të rrezikshëm që ka marrë kryeministri Kurti”, theksoi Haradinaj.

Ai më tej tha se heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi, është vetëm një marrëveshje e Kurtit me presidentin Vuçiq, për me i fituar ai zgjedhjet në Serbi, teksa shtoi se ka një marrëveshje mes tyre për votat e Listës Serbe për qeverinë Kurti.

Ai po ashtu tha se e gjithë kjo logjikë e Kurtit ka edhe një problem, që nuk la asnjë mik afër vetes.

“Unë e hetoj fjalorin e ambasadorit Grenell. Nuk ia merr për falënderim, por përkundrazi i thotë se po gabon dhe i kërkon më shumë. A dinë çka do me thënë kjo. Kurti nuk la asnjë mik afër veti. Edhe mënyra se si e paraqiti këtë, jo në qeveri, por në konferencë për shtyp, ku nuk i ka partnerët qeverisës, me këtë rast LDK-në, prej të cilëve jam i habitur për qëndrimet e tyre prej parazitëve politik për heqjen e taksës. Mirëpo, i merr peng gjashtë sipërmarrësit dhe pamja e tyre ishte e dhimbshme. Në vend që Kurti të ishte me kabinetin qeverisës në atë konferencë për shtyp. Çka do të thotë kjo, kanë me ia rritë presionin dhe s’kanë me qenë falënderues ndaj tij”, tha ai.

Në fund ish kryeministri zbuloi se sot Kurti e ka ftuar për një takim, siç tha, për tema nacionale për vendin, të cilën ftesë tha se e ka refuzuar.

“Çdo qeveri meriton me kryer mandatin kushtetues, ne i japim përkrahje qeverisë në plotë tema. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, me qasjen në raport me Serbinë. Është një qasje e ngutshme, nuk ka një plan. Tash në fund më duhet edhe me ju shpjeguar, kryeministri Kurti sot më ka dërgua letër urgjente për takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, e ka lajmëruar vendimin për temën, e ai sot më dërgon mua letër, kërkon takim, me datat dhe me orar, me biseduar për tema të interesit nacional. Ia kam kthyer letrën, i kam tregua se jam i interesuar me bisedua për tema të interesit nacional, pasi kam kërkuar disa herë publikisht, Kurti nuk ka gjet kohë, ose s’e ka vlerësuar me më ftuar për konsultim për një temë të cilën realisht kam kontribuua. Pasi që ka marrë vendimin, kërkon një takim sa për sy e faqe. Kjo është më shumë se ofendim. Kuptohet e kam refuzua një takim të tillë”, tha Haradinaj.

Kundërshtimi Taksës, Haradinaj tha se nuk ka të bëjë për pushtet, por për të mirën e vendit, raporton KosovaPress.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.