Denoncuan skandalet seksuale në shkolla, Shahini: Ata ngacmojnë velinat në emisionin e tyre

Politikë
Denoncuan skandalet seksuale në shkolla, Shahini: Ata ngacmojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit gjatë fjalës saj të mbajtur sot në Kongresin e Partisë Socialiste nuk la pa komentuar skandalet e fundit që kanë ndodhur ditët e fundit në disa shkolla.

Skandalet u publikuan nga emisioni investigativ “STOP” dhe për këto arsye ajo nuk la pa shigjetuar moderatorët e emisionit duke i cilësuar hipokritë që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa lëshoji një deklaratë tepër të fortë kur tha se ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë në emisionin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sistemi arsimor nuk është ende emancipues. Media patriarkale promovon imazhin e burrit të fortë duke ndërtuar mes imazheve një pabarazi. Viktimat e sistemit patriarkal janë si vajzat dhe djemtë. Gruaja dhe vajza kanë filluar të kenë kurajon të denoncojnë ngacmimet. Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri.

Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt. Edukimi feminist nuk është kundër burrave, por mendësisë patriarkale”

ME TE LEXUARAT