Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Çoi vëllain në Siri për t’ju bashkuar grupit terrorist, dënohet 10 vjet burg imami në Pragë

Një ish-udhëheqës mysliman në Pragë u dënua me dhjetë vjet burgim, pasi u gjet fajtor për pjesëmarrje në një grup terrorist dhe financim të terrorizmit, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK.

Gjykata konstatoi se imami Samer Shehadeh e ka ndihmuar vëllain e tij dhe më pas gruan e vëllait të udhëtojnë në Siri, për t’iu bashkuar një grupi terrorist, të njohur si Jabhat Fateh al-Sham. Shehadeh u gjet fajtor edhe për dërgimin e një shume të papërcaktuar parash te grupi, i cili përpiqet ta zëvendësojë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me një shtet islamik, shkruan Rel.

Gjykata në Pragë i dënoi edhe dy persona në mungesë, nën akuzat për terrorizëm. Njëri u dënua me 11 vjet burgim, tjetri me gjashtë. Shehadeh nuk i mohoi akuzat dhe tha se nuk i konsideron veprimet e tij si krim, sepse ai nuk e njeh Qeverinë siriane dhe nuk e konsideron grupin si terrorist.

Shehadeh mund ta apelojë vendimin. Anëtarë të komunitetit mysliman në Pragë e kanë distancuar veten nga aktivitetet e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.