Braimllari: Qytetarët do ta çojnë në azil këtë qeveri propagandë

Politikë
Braimllari: Qytetarët do ta çojnë në azil këtë

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari sot sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Duke marrë shkas nga të dhënat zyrtare për numrin e azilkërkuesve shqiptarë, ai u shpreh se vetëm në 2019 ky numër ishte 22.9 mijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Braimllarit, ky numër i lartë vjen për shkak të qeverisjes që bën mazhoranca.

“Të dhënat nga Zyra Europiane e Azilanteve (EAS0), tregojnë që shifrat e azilkërkuesve nga vendi ynë janë në rritje: “Në vitin 2019 aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë”. Qeveria e propagandës, e paligjshmërisë, e dhunimit të Kushtetutës, e shkeljes së të drejtave të njeriut, e varfërisë nuk u ka lënë rrugë tjetër qytetarëve të vendit, vetëm rrugën e azilit. Qytetarët do të çojnë në azil këtë qeveri propagandë e cila po i varfëron çdo ditë dhe po i dhunon drejtpërdrejt të drejtat e tyre themelore.”

ME TE LEXUARAT