Arrestimi i Henri Çilit, kryeprokurori Olsian Çela: Këto janë rezultatet e reformes ne drejtesi

Aktualitet
Arrestimi i Henri Çilit, kryeprokurori Olsian Çela: Këto

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela komentoi arrestimin e Henri Çilit. Gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Vlorë, Çela tha se prangosja e tij vjen pas punës së pavarur të kryer nga prokuroria.

“Kjo është puna e prokurorisë, në frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit reforma në drejtësi, këto janë rezultatet.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Henri Çili u arrestua këtë të premte gjatë një operacioni të gjerë policor.

Çili është kapur në përgjime duke folur me babanë e Arbion dhe Alban Alikos, pjesë e bandës së Lazartit që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 20 vite burg.

Ndaj Henri Çilit rëndojnë akuzat ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ryshfet dhe korrupsion në organet e drejtësisë.

ME TE LEXUARAT