Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

3 raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri, mes tyre një punonjëse e aeroportit

Janë tre raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri , për të cilët pritet përgjigjia e analizave.

Rreth orës 12 tre pacientë janë nisur me urgjencë nga spitali “Shefqet Ndroqi” drejt infektivit të QSUT. Sipas mjekëve një prej tyre është punonjëse e aeroportit të Rinasit ndërkohë që dy pacientët e tjerë kanë histori udhëtimi në Itali.

Sipas bluzave të bardha, personat nuk kanë shfaqur komplikacione të rënda të frymëmarrjes, por kanë qenë me temperaturë. Ata janë dërguar në spitalin infektiv pasi aty janë ngritur dhomat e izolimit për pacientët e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë që e pyetur nëse ka raste të dyshuara për të cilët pritet përgjigjia e analizave, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka. Gjithsesi përgjigjia e analizave, që kryhen pranë Institutit të Shëndetit Publik do mbi tetë orë që të dalë.

Zyrtarisht në vendin tonë nuk ka asnjë të infektuar me këtë virus. Spitalet janë në alert ndërsa vendi për karantinim është përcaktuar shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.