Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Zyrtare, ndeshja Juve-Inter luhet të dielën pa tifozë!

Tashmë është zyrtare. Juventus-Inter supersfida e javës së 26-të e Serie A do të luhet të dielën në mbrëmje në Allianz Stadium pa tifozë.

Ka qenë vetë liga italiane e futbollit ajo që ka konfirmuar lajmin.

Edhe pse gjatë ditës së enjte u ndez një spirale që kjo ndeshje të luhej me tifozë të dielën ose qoftë edhe të hënën, për shkak të rrezikut nga Koronavirus është vendosur që ky takim të luhet pa praninë e spektatorëve.

Edhe 4 takime të tjera të javës së 26-të të Serie A që do të luhen në zonat e prekura nga virusi, siç janë Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia, ndërkohë që 5 ndeshjet e tjera të këtij raundi do të luhen me tifozë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.