Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

U ndalua ne kufi ne Sarande pas dyshimeve per koronavirus, 15-vjecari del negativ

Policia ka ndaluar një grup klandestinësh afgan që ishin futur në territorin shqiptar, teksa një prej tyre kishte rezultuar me temperaturë të lartë. Bëhet fjalë për një të ri 15-vjeçar, të cilit i janë bërë analizat dhe është sjellë në Tiranë.

Ne piken doganore te Qafë Botës janë shtuar masat për mbrojtjen nga koronavirusi. Gazetarja raportoi se mjekët i kishin raportuar se nuk dyshonin se i riu afgan ishte i prekur nga kronavirusi.

Mjekët në pikën kufitare të Qafë Botës u shpreh: Njërin që dyshonim që kishte temperaturë 38 ju mor tamponi dhe u dërguar në ISHP dhe presim rezultatet. Kontrollohet çdo person që futet në pikën e Qafë Botës. Shtetas kinezë nuk kanë hyrë, sot kemi pasur dy italianë.

Pas analizive, 15-vjecarin afgan Hamit Muhameti ka rezultuar negativ për koronavirus. Ai një ditë më parë u izolua në spitalin e Sarandës si i dyshuar për koronavirus.

Këtë e konfirmon Arjan Kalcuni drejtor i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik Sarandë. Aktualisht 15-vjecari ndodhet në spitalin infektiv në Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.