Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Temperatura deri ne -2 grade, reshje shiu dhe vranesira deri ne mesdite

Sipas MeteoAlb: VIJON rënia e vlerave barike duke bërë që vranësira të dendura dhe reshje shiu të mbizotërojnë në zonat bregdetare POR në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Këto kushte atmosferike MBETEN deri në pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht duke ri-kthyer kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 14°C.

Era do fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa
Rajoni i Ballkanit paraqitet me vranësira dhe reshje të herë pas herëshme, po ashtu pjesa më e madhe e kontinentit VIJON me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. NDERSA Europa Jugore PARAQITET në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët mbetet mbizotërues.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet