Siguria rrugore 2020, Lleshaj: Ulja me 40% e aksidenteve në 2019, lajm inkurajues

Politikë
Siguria rrugore 2020, Lleshaj: Ulja me 40% e aksidenteve në 2019, lajm

“Për periudhën 2010-2018 numri i fataliteteve prej aksidenteve rrugore ka njohur një trajektore me ulje të theksuar. Në vitin 2019, Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente, nga 378 në 2009, me një ulje prej 40 %. Ky është një lajm jashtëzakonisht inkurajues”.

Deklaroi sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020”.

“Por përsëri shqetësimi mbetet i lartë. Aksidentet janë vrasësi kryesor, pas sëmundjeve të rënda. Aksidentet vrasin shumë herë më tepër se sa krimi. Pjesëmarrja shumë e lartë e publikut në sondazhet e zhvilluara nga MB në interes të kësaj konference, në të cilat morën pjesë më shumë se 65 mijë qytetarë, tregon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka tema për të cilën jemi mbledhur”, – u shpreh Lleshaj.

Ministri Lleshaj ndër të tjera theksoi se “Bashkimi Europian po punon për realizimin e ambicies të quajtur “Vizioni Zero”, që synon afrimin tek shifra zero e viktimave në qarkullimin rrugor në vitin 2050. Edhe tek ne, nëse do trajektorja e numrit të viktimave në aksidente do të ndjekë tendencën e viteve të fundit, ky objektiv mund të arrihet. Sigurisht që sot një objektiv i tillë mund të duket si një ëndërr e bukur, por unë mendoj se kjo gjë është e mundur. Në funksion të këtij objektivi kërkohet një program kombëtar i cili do të parashikojë një qasje të fortë dhe gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë rrugore. Dhe në fakt ky është qëllimi i konferencës së sotme; kërkimi i rrugëve dhe praktikave më të mira që na çojnë drejt këtij objektivi të rëndësishëm kombëtar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ajo që kërkohet në fakt është ndërtimi i një sistemi të sigurt që përmbledh në vetvete: automjete të sigurta, infrastrukturë të sigurt, sjellje të sigurt në rrugë (përgjegjshmëri e lartë, shpejtësi normale, kthjelltësi dhe udhëtim jashtë ndikimit, pajisje të sigurisë), si dhe

sjellje dhe përkujdesje më të mirë pas aksidenteve”, – nënvizoi Lleshaj.

Duke folur për shpërqendrimin që sjell përdorimi i pajisjeve të komunikimit mobil si telefoni, etj, Lleshaj tha se “shpërqendrimi konsiderohet burimi për 10-30 % të aksidenteve. Përdorimi i telefonave celularë, por edhe i sistemeve elektronike të integruara në makinë është një faktor i rëndësishëm për aksidente rrugore. Studimet serioze provojnë se kërkimi dhe thirrja e një numri telefoni nga celulari e rrit rreth 12 herë riskun e një aksidenti, ndërkohë që formulimi i teksteve për mesazhe e rrit këtë risk me rreth 6 herë”.

Sipas tij, në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.

“Rritja dhe forcimi i kapaciteteve ligjzbatuese konsiderohet si një ndër faktorët me rëndësi të dorës së parë me ndikim mbi sjelljen e përdoruesve të rrugës. Modernizmi, pajisja dhe profesionalizimi i thellë i policisë rrugore dhe i strukturave të tjera të rendit dhe sigurisë publike është një parakusht i rëndësishëm. Të njëjtat kërkesa shtrohen edhe për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin. Të dy këto shërbime kanë një rol të pazëvendësueshëm për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ashtu sikundër kanë nevoja për investime themelore dhe modernizim të thellë”, – tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj bëri të ditur se “në vijim të konferencës në kuadër të një grupi ndërinstitucional, me përfshirje të gjerë dhe nga aktorë të tjerë dhe ekspertë, do të hartohet një plan për hapat e mëtejshëm, i cili do të përqendrohet në këto çështje: draftimi i programit kombëtar për Sigurinë Rrugore, përfundimi i draftimit të akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse dhe hartimi i projekteve teknike që do të mbështesin realizmin e programit”.

ME TE LEXUARAT