Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Reshjet e dëborës shkakojnë probleme në Elbasan dhe Korçë

Moti i keq që ka përfshirë vendin prej mëngjesit të së enjtes, ka shkaktuar probleme edhe në Qarkun e Elbasanit.

Në zonat malore të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Prrenjasit kanë rënë reshje të dendura dëbore. Në Elbasan janë zbardhur edhe njësitë administrative Gjinar dhe Zavalinës.

Në Librazhd po ashtu ka pasur reshje të dendura dëbore ku në Stëblevë trashësia ka arritur 30 cm.

Rruga Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Reshje dëbore ka në Rrajcë e Sopot të Prrenjasit. Mungon energjia elektrike ne fshatrat e Librazhdit dhe Prrenjasit per shkak edhe te eres së fortë të natës së shkuar.

Korçë, rinisin reshjet e dëborës. Probleme në qarkullim

Korçë: Rifillojnë rreshjet e dendura të borës. Prej rreth 2 orësh tashmë vijojnë rreshjet në gjithë qarkun juglindor.

Trashësia në Dardhë ka arritur 20 cm, raportohen probleme në qarkullim në këtë zonë për shkak të dendësisë. Qafa e Qarrit ka arritur 10 cm. Nevojiten zinxhirët për këto 2 akse. Rrugët nacionale janë të hapura. ARRSH dhe emergjencat në terren.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.