Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama zbulon vendndodhjen e karantinës në Shqipëri, nëse do jetë e nevojshme

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë deklaroi se shtëpia e pushimit të ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të kthehet në karantinë, fill pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme, në rast të përballjes së Shqipërisë me koronavirusin.

“Në rastin e parë që do të kemi nevojën e karantinës, kemi caktuar të ngrihet në shtëpinë e pushimit të ministrisë së Mbrojtjes në Durrës”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“Është fakt se nga momenti i parë janë marrë masa; janë përcaktuar protokolle dhe janë shpërndarë udhëzues për gjurmimin e rasteve që në pikën kufitare sipas OBSH-së, janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetit në të gjitha nivelet e sistemit tonë shëndetësor. Janë dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitarë ajrore dhe detare. Monitorimi i pasagjerëve kryhet nga ekipi shëndetësor, si masë e shtuar pas konfirmimit në Itali. Në aeroport dhe në porte gjenden karantina të përkohshme, zona izolimi. Fond 1 milion dollar për rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse. Është për të ardhur keq që ndërkohë që kudo bëhet politikë , ka debate, askund tjetër përveçse në këtë vendin tonë të vogël nuk ndodh që palë të caktuara politike, dhe individë të zëshëm me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u pëpjekur të përhapin panik dhe duke dezinformuar qoftë përsa i përket vendit të përcaktuar për karantinën qoftë përsa i përket kushteve dhe impaktit të një zonë te karaktinuar për popullatën rreth e rrotull. Askund, në asnjë pikë të globit nuk ndodh që karantinat të ndërtohen nëpër male, pyje apo fasilitete larg zonave të banuara; kjo nuk ekziston, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Mbi 500 thirrje në ditë do përballojë Urgjenca Kombëtare. Personat që vijnë nga vendet e prekura të telefonojnë në 127, nëse ndjejnë një shqetësim pa u drejtuar në spital.”/top-channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet