Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

PD paralajmëron Gjonajn: Gjej një avokat të mirë për në SPAK

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Etilda Gjonjat, e cila u shpreh sot se se akuzat e Metës kundër saj janë lajthitje. Bardhi këshillon Gjonajn që të gjejë një avokat të mirë pas kallëzimit që Presidenti i bëri në SPAK. Sipas Bardhit, provat e paraqitura nga Presidenti janë të qarta dhe të pakundërshtueshme.

“Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.

Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo” thotë ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.