Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pakistani ‘pushtohet’ nga karkalecat, Kina mund t’i ndihmojë me 100 mijë rosakë

PAKISTAN

Pakistani është pushtuar nga karkalecat të cilët po bëjnë dëme të mëdha në bujqësi duke dëmtuar produktet.

loading...

Rekomandojme

Në dy dekadat e fundit numri i karkalecave në Pakistan është më i larti dhe vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës. Por jo vetëm Afrika Lindore është përfshirë nga një stuhi insektesh.

Por Kina ka dërguar një grup ekspertësh për t’i ardhur në ndihmë Pakistanit, dhe alternativa më e mirë e mundshme e tyre është t’i japin 100 mijë rosakë. Sipas ekspertëve kinezë, rosakët janë më efektivë se pesticidet pasi kur një pulë mund të hajë 70 karkaleca në ditë atëhere një rosak mund të hajë edhe tre herë më shumë, një mesatare ditore prej 200 karkalecash.

Por një prej ekspertëve të grupit kinez ka hedhur dyshime mbi këtë plan pasi ka thënë se rosakët duan ujë, kurse në shkretëtirat e Pakistanit vështirë të mbijetojnë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet