OBSH dhe OBT thirrje për “përgjegjësi dhe koordinim” kundër koronavirusit

Bota
OBSH dhe OBT thirrje për “përgjegjësi dhe koordinim”

Institucionet e OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Botërore e Turizmit (OBT), i bëjnë thirrje vendeve për “përgjegjësi dhe koordinim” kundër Convid-19.

Në një deklaratë të përbashkët nga OBSH dhe OBT thuhet se OBSH “nuk ka rekomanduar asnjë kufizim udhëtimi ose kufizim tregtar” kundër koronavirusit.

Lidhur me masat e marra nga vendet e prekura me koronavirusin thuhet se “po punohet me këto vende në fjalë për të minimalizuar ndërhyrjet e panevojshme në tregti dhe ndaj udhëtimeve ndërkombëtare”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu pasi vihet në dukje se sektori i turizmit para së gjithash mendon shëndetin njerëzor dhe mirëqenien, theksohet që “bashkëpunimi ndërkombëtar ka një rëndësi jetike” për të garantuar që sektori i turizmit të mund të kontribuojë në mënyrë efektive në masat që do të merren kundër Covid-19

Në deklaratë paralajmërohet se “Vendosja e kufizimeve për udhëtimet mund të nxitë ndërhyrjen e panevojshme në trafikun ndërkombëtar dhe mund të ndikojë negativisht ndaj sektorit të turizmit”.

“Përgjigjja që sektori i turizmit do të japë kundër Covid-19 duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Masat duhet të jenë me maturi, në proporcion me kërcënimin e shëndetit publik dhe të bazuara në një rrezik lokal”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën më 30 janar nga OBSH rikujtohet se për shkak të Covid-19 ishte shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me rëndësi ndërkombëtare dhe ishin dhënë një sërë rekomandimesh. Gjithashtu ishte theksuar se po punohet ngushtë me qeveritë dhe komunitetin ndërkombëtar për qasje më të shpejtë në informacionet lidhur me këtë virus, për ndjekjen e tij dhe për të dhënë rekomandime në çështjen e masave parandaluese.

ME TE LEXUARAT