Mjeku kinez: 14 për qind e të sëmurëve janë prekur për herë të dytë nga koronavirusi

Soft
Mjeku kinez: 14 për qind e të sëmurëve janë prekur

Rreth 14 përqind e pacientëve me koronavirus u testuan pozitivisht për herë të dytë në një rajon kinez.

Një zyrtar shëndetësor në Provincën Guangdong tha për New York Times se pacientët e rikuperuar ishin larguar nga spitali pas testimit negativ për virusin, por më pas u sëmurën përsëri më vonë, transmeton lajmi.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportet janë publikuar pasi në Japoni, një grua 40 vjeçare, testoi pozitivisht për herë të dytë.

Ekspertët thanë se rastet e ngritura kanë frikë se virusi mund të jetë një infeksion ‘i vazhdueshëm’, që do të thotë se mund të qëndrojë i fjetur tek pacientët dhe të aktivizohet përsëri.

“Megjithëse koronavirusi zakonisht shkakton infeksion afatshkurtër, ekzistojnë disa prova në literaturën shkencore për infeksione të vazhdueshme të koronavirusit të kafshëve, kryesisht në lakuriq”, tha prof. Mark Harris, një ekspert i virologjisë në Universitetin e Lids-it.

Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë përhapur fillimisht te njerëzit nga kafshë të egra, duke u shitur si ushqim në tregjet në Wuhan, epiqendra e përhapjes së koronavirusit, citon lajmi.

ME TE LEXUARAT