Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Koronavirusi, flet pacientja e shëruar në Itali: Mos u alarmoni eshte si grip normal

Në shtetin fqinj numri i të infektuarve me koronavirus i ka kaluar 400 ndësa të vdekurit janë 12 persona. Epindemia është parhapur në dhjetë rajone nga Lombardia në veri të vendit deri në Sicili, në jug.
Ditën e djeshme kreu i emergjencave civile në Itali tha se më shumë se 50% e të prekurve nga koronavirus po kurohen në shtëpi pa qenë nevoja të shtrohen në spital.

Ndërsa një grua nga Vo’ Euganeo, Lombardi e cila është shëruar nga koronavirusi tha se ka qenë shumë mire, e ka kaluar lehtë dhe nuk ka pasur temperaturë.

E pyetur nëse kishte frikë 47-vjecarja tregoi se koronavirusi është një grip si gjithë të tjerët dhe nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera.

“Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk se sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë. Më bëri përshtypje një burrë i terrorizuar me maske, i cila thoshte rrugëve që do të infektohemi të gjithë. Më duket se jemi bërë të gjithë si budallenj”- deklaroi 47-vjecarja për corriere.it.

E pyetur se si e kishte kaluar periudhën e shërimit ajo tha se i hiqte këpucët vetëm kur shtrihej për të fjetur.
“Shumë mirë kam qenë vetëm pak e lodhur por e qetë nuk kisha as temperaturë. Nëse nuk do të kishte vdekur Adriano (viktima e parë e koronavirusit në Itali, 78 vjeç) nuk do të isha vizituar fare dhe nuk do ta kisha marr vesh se isha prekur nga virusi dhe kështu si unë edhe shumë të tjerë. Mjekët me thanë që të rrija mbyllur në shtëpi dhe nëse kisha temperaturë të pija takipirinë domethënë ta menaxhoja vetë situatën dhe të telefonoja vetëm nëse kisha temperaturë shumë të lartë. Ju duket kjo gjë për t’u alarmuar?”- pohoi 47 vjecarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.