Gjekmarkaj: 2 marsi është test për Metën, i duhet vënë një pritë puçit të shtetit

Politikë
Gjekmarkaj: 2 marsi është test për Metën, i duhet

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Real Story’, është shprehur se thirrja për manifestim më 2 mars e Ilir Metës ëshë në funksion të interesit publik pasi i duhet vënë një pritë kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rama.

Ai shprehet se Meta është politikan me dritë hije, por këtë thirrje nuk ka rëndësi kush e bëm.

Po ashtu ai e ka paraqitur 2 marsin si një test për Ilir Metën për të parë se sa persona do i shkojnë si President i Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Etilda është një instrument kozmetik i puçit të shtetit, puçin e drejton kryeministrin në kuptimin e plotë të fjalës. Ka disa shkaqe, por ka një deriv totalitare shumë të egër që këta duan të kapin çdo vend që ka mbetur bosh, në 360 gradë, në këtë bazë kanë Kushtetutën që është bërë një levere. Duhet bërë një luftë e tillë, a e ka delirin Meta ta bëjë këtë luftë me dritë hijet e tij në të shkuarën, këtë nuk e di, por them se kjo është në funksion të interesit publik.

Është i vetmuar në ngrehinën e shtetit, dhe është në një institucion që mund të përballet me këtë deriv totalitare. 2 marsin e ka test, të shohim se sa persona do të shkojnë në shesh, të Presidentit të Republikës që po bën një betejë principale pasi i duhet vënë një pritë kësaj tendencë që do të kapë Gjykatën Kushtetuese. Kjo betejë si do të vazhdojë sepse çfarë do të ndodhë në 3 mars. Meqenëse flet për Kushtetutën, do të bindte në kundërshtim me Kushtetutën pasi nuk ja njeh si të drejtë të shpërndajë parlamentin, por kjo betejë duhet bërë, a e bën Ilir Meta, apo një intelektual kjo nuk ka rëndësi.”- tha Agron Gjekmarkaj.

ME TE LEXUARAT