Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Facebook ndalon reklamat që krijojnë panik rreth koronavirusit

Facebook po merr masa ndaj reklamave që i referohen koronavirusit, në përpjekje për të zvogëluar keqinformimin dhe nxitjen e frikës rreth shpërthimit.

Rrjeti social ka filluar të ndalojë reklamat që përmendin dhe premtojnë një mënyrë trajtimi apo shërimi për koronavirusin, apo përpiqen “të krijojnë një ndjenjë urgjence dhe paniku”.

Një zëdhënës i Facebook u shpreh se: “Së fundmi kemi implementuar një politikë për të ndaluar reklamat që i referohen koronavirusit dhe krijojnë një ndjenjë urgjence dhe frike, si për shembull ato reklama që garantojnë një kurë apo mënyrë të sigurt parandalimi, apo ato që deklarojnë se furnizimi i mjeteve mjekësore është i kufizuar”.

Facebook, momentalisht po ndeshet me një valë bisedash të panikosura dhe keqinformimi dashakeq rreth koronavirus, që ka prekur më shumë se 80,000 persona në të gjithë botën dhe ka shkaktuar më shumë se 2,800 viktima.

Facebook përdor “fact-checkers” apo “kontrollues të fakteve”, që kontrollojnë pretendimet e dyshimta dhe vendosin nëse ato do të lejohen të publikohen apo jo. Që në fund të janarit facebook deklaroi se do t’i hiqte menjëherë informacionet false rreth virusit “që ishin shënuar si të tilla dhe nga organizatat kryesore botërore të shëndetësisë dhe autoritetet lokale të shëndetësisë, e që mund dëmtonin njerëzit që mund t’i besonin ato”.

Nga ana tjetër, përdoruesit e Facebook po kthehen drejt grupeve në rrjetin social për të blerë dhe shitur maska fytyre mjekësore, diçka që mund të rrezikojë të pengojë aftësinë e profesionistëve të mjekësisë për të luftuar shpërthimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.