Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Doja të shisja dyqanin, por nuk më lejoi”, zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e mërkurës, qytetin e Durrësit. Burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas krimit autori është shoqëruar në polici duke dhënë dëshminë e tij. Prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve kishin konflikte të herëpashershme, por ajo që e çoi ngjarjen me pasojë vdekjen e Hajdije Tosunit ka qenë një debat i çastit.

Autori ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për çështjen e dyqanit.

“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni përballë oficerëve.

Ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Durrës, ka tronditur opinionin publik, pasi ky ishte rasti i dytë brenda 24 orëve të krimit në familje, citon abcnews.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet