Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Coronavirusi i merr jetën futbollistes 23-vjeçare

Një lajm tragjik vjen nga Irani, ku një sportiste 23-vjeçare ka ndërruar jetë nga Coronavirusi.

Mediat iraniane raportojnë se e reja, Elham Sheikhi, i shte shtruar në spitalin e qytetit Qom dhjetë ditë më parë, pasi u konfirmua si e infektuar me Coronavirus.

Ajo ishte pjesë e ekipit kombëtar të femrave të Iranit, në lojën e futsal.

Futsal është një version i futbollit, i cili luhet brenda një fushe më të vogël në ambiente të mbyllura, ku secili ekip ka nga pesë lojtarë.

Në Iran është shpallur gjendja e emergjencës nga Coronavirusi.

Virusi vdekjeprurës kinez u ka marrë jetën 26 personave në shtetin islamik, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 245.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.