Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Çela kritikon prokurorët e Shkodrës: Hetimet penale kanë qenë të mangëta

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ishte i pranishëm në analizën vjetore të Prokurorisë Apelit Shkodër ku ishin të pranishëm të gjithë prokurorët e veriut të vendit.

Çela u shpreh se prokuroritë nuk kanë më pak kompetenca seç kishin para se të krijohej SPAK. Ndaj, ai u kërkoi atyre të jenë më efikasë, duke kritikuar edhe punën e deritanishme. Çela shprehu pakënaqësi me rezultatet në lidhje me hetimin e veprave penale.

Jemi në fazë rikonstruksioni. Duket se më SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushë tjetër objektivi. Hetimi për çështjet penale ka pasur sukses të mangët. Duhet të grumbullojmë prova te krimi financiar. Duhet të aplikojmë ligjin anti-mafia. Shkodra, Lezha dhe Kukësi kanë forma të ndryshme krimi. Ju keni përvojën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur.

Në analizën vjetore të prokurorive në qaret veriore të vendit kanë qenë të pranishëm dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.