Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

10-vjeçari qëllohet aksidentalisht me armë zjarri nga kujdestarja…

Një djalosh 10-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga kujdestarja e tij, teksa ka tentuar t’i bëjë fotografi vetes duke mbajtur armën, ka thënë policia në Hjuston të Teksasit.

Caitlyn Smith është thënë të ketë qëlluar fëmijën në stomak, duke menduar se arma nuk është e mbushur. Policia ka konfirmuar se ajo është tezja e fëmijës.

Smith, 19-vjeçare është akuzuar për plagosje të fëmijës me plagë serioze në trup. Fëmija është në gjendje serioze, mirëpo pritet të shërohet plotësisht.

Sipas Arkivës për Dhunë me Armë, vetëm këtë vit në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur 6,155 persona nga të shtënat me armë zjarri.

Në këtë shifër janë përfshirë edhe 321 vdekje të paqëllimshme. Vitin e kaluar, 3,760 persona nën moshën 180-vjeçare janë plagosur apo vrarë si pasojë e të shtënave të këtij lloji./ REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.