Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Reus gati për PSG? Kapiteni i Dortmund sqaron situatën

Futbollisti Marco Reus është për shumëkënd futbollisti më i talentuar gjerman, por kapiteni i Dortmund nuk ka pasur asnjëherë fat me dëmtimet.

Shumë herë është frenuar sapo kishte arritur formën e tij më të mirë dhe po aq herë është rikthyer.

30-vjeçari qëndron pushim prej 4 shkurtit dhe po bën maksimumin të rikuperohet për sfidën e kthimit ndaj PSG-së në Champions League, që luhet me datë 11 mars në Francë.

Reus flet për Kicker rreth gjendjes së tij dhe tregon se çfarë ka më shumë rëndësi për momentin.

“Gjëja më e rëndësishme është që të shërohem plotësisht dhe dhimbja të largohet. Shpresoj të jem në dispozicion të skuadrës në një kohë të shkurtër, edhe pse nuk është akoma e qartë se në cilën ndeshje do të rikthehem“, deklaron Reus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.