Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Priten dallgë mbi 2 metra, Porti i Durrësit bën paralajmerimin për kujdes

Për shkak të përkeqësimit të motit që pritet sot në mbrëmje, Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës kërkon marrjen e masave nga operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare.

Për tre ditë me radhë bregdeti ynë do të përfshihet nga era e fortë dhe deti me dallgë mbi 2 metra.

Sipas autoritetit detar, informacioni jepet me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për mjetet lundruese, për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!

Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.