Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përzgjedhja e kreut të BKH-së/ Kandidatët e fundit kalojnë në testim

Teksa kati i fundit i SPAK-ut po boshtatiset nga mobiliet për t’u kthyer në zyrat e reja të BKH-së, konkurrentët për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjenden fare pranë finales së garës.

E para që iu nënshtrua intervistimit ishte Aida Hajnaj Veizaj me detyrë zëvendësdrejtore e përgjithshme e policisë së shtetit. Ajo doli para tre prokurorëve të posaçëm të SPAK-ut për t’u pyetur për një gamë të gjerë pyetjesh për profesionin dhe sukseset gjatë karrierës, ashtu sikurse edhe ish-drejtori i departamentit të hetimit të krimit të organizuar Ardian Cipa , Artur Beu oficer karriere i ndërlidhjes në Itali.

Ndonëse intervistimi është faza e fundit, provimi më i rëndësishëm pavarësisht kësaj është vettingu. Ndërkohë që pritet pasi të pyeten edhe katër kandidatët e tjerë, proces që do zhvillohet të enjten, në përfundim SPAK-u rekomandon emrin e drejtorit të BKH-së, që do të votohet më pas nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet