Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Nuk pritej! Katër fëmijë infektohen nga koronavirusi në Itali

Për herë të parë që pas përhapjes së koronavirusit, katër të mitur u testuan pozitivë për koronavirusin në Lombardi.

Konfirmimi vjen nga Këshilltari Rajonal Giulio Gallera, sipas të cilit bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçare, dy fëmijë 10 vjeç dhe një djalë 15 vjeç.

Nga katër fëmijët e prekur, dy janë në spital: një në San Matteo di
Pavia dhe një në spitalin Seriate në provincën e Bergamos.

Deri tani nuk ishin regjistruar raste të prekjes së fëmijëve në moshë të re me koronavirus dhe mesa duket ky konstatim nga Italia bën përjashtim nga precedentët e deritanishëm./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.