Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Masakra në Rrëshen, Fatmir Kolecaj vrau ish gruan e kunatin, la jetim 3 fëmijët e tij

Policia ka dhënë informacionin paraprak mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Rrëshenin këtë të martë rreth orës 20.40.

Vledison Filopati 34 vjec dhe motra e tij Esmeralda Filopati 36 vjeçe janë ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tyre.

Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i Esmeralda Filopatit.

Autori pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës të cilat nisen krehjen e zonës pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nga burimet e Vizion Plus mësohet se autori i dyshuar kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu ndersa me heret ka qene i akuzuar per dhune ne familje pikerisht ndaj ish gruas se tij.

Çifti Esmeralda Filopati dhe Fatmir Koleci kishte edhe tre fëmijë nga martesa e tyre e prishur pak kohe me pare.

Forcat e rendit kanë marrë në mbrojtje ndërkohe familjen e autorit të dyshuar I cili është ende në arrati.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.