Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kujdes! Rekomandohen rastet shëndetësore kur nuk duhet të hani xhenxhefil

Xhenxhefili është një zhardhok i mrekullueshëm për shëndetin.
Ai është përdorur për tu dhënë shije gatimeve por edhe për të përmirësuar shëndetin për mijëra vite me rradhë.

Megjithatë, fuqitë shëruese të xhenxhefilit duhen përdorur me kujdes sepse ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë njerëzit.

Në këtë artikull, lexuesit e AgroWeb.org do të mësojnë nëse munden të përdorin xhenxhefilin në varësi të problemit shëndetësor që ata kanë.

Njerëzit Që Duhet Të Shmangin Ose Konsumojnë Më Pak Xhenxhefil
Të dhënat shkencore, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se xhenxhefili ka një ndërveprim të keq me disa medikamente të caktuara.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë, mpiksja e gjakut duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e xhenxhefilit për trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore.

Njerëzit Që Marrin Medikamente Për Mpiksjen E Gjakut
Xhenxhefili hollon gjakun.

Kjo do të thotë që njerëzit që marrin barna për hollimin e gjakut ose kanë probleme me gjakderdhjen, duhet të heqin dorë nga xhenxhefili.

Njerëzit Që Marrin Medikamente Kundër Diabetit
Xhenxhefili ka tendencën të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Absolutisht ky është një lajm shumë i mirë për diabetikët.

Megjithatë, ata që marrin medikamente siç janë injeksionet e insulinës apo barnat për mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rolin e xhenxhefilit.

Konsumi i tij krahas barnave të lartpërmendura mund të ulë nivelin e sheqerit në një pikë drastike.

Njerëzit Që Përdorin Ilaçe Kundër Tensionit Të Lartë Të Gjakut
Medikamente të caktuara kundër tensionit të lartë të gjakut mund të ndërveprojnë keq me xhenxhefilin.

Kësisoj, ato shkaktojnë rënien e tensionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës në nivele jo të shëndetshme.

Përpos kësaj, xhenxhefili mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës dhe komplikime të tjera.

Njerëzit Që Vuajnë Nga Gurët Në Tëmth
Xhenxhefili përkeqëson problemin e gurëve në tëmth.

Konsumi i lartë i xhenxhefilit mund të rrisë prodhimin e lëngjeve biliare dhe të nxisë kontraktimin e tepërt të tëmthit dhe bllokimin e rrugëve të tëmthit nga këto gurë.

Megjithatë ka ekspertë të mjekësisë popullore që rekomandojnë xhenxhefilin sepse stimulon prodhimin e lëngjeve biliare.

Gratë Shtatzënë
Ka disa shqetësime në lidhje me ndikimin e xhenxhefilit në rritjen e rrezikut të gjakderdhjes tek gratë shtatzënë.

Për këtë arsye disa ekspertë rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos e konsumojnë atë para lindjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet