Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi u parashikua nga vepra e Dean Koontz në vitin 1981?!

Libri ‘fiction’ i vitit 1981 i autorit të njohur Dean Koontz ka dalë sërish në sipërfaqe.

Fansat e këtij shkrimtari kanë zbuluar sesi vepra e tij “The Eye of Darkness” ka parashikuar Koronavirusin kaq shumë vite më parë.

Disa persona kanë shkëputur një faqe nga libri i Koontz që gjendet dhe në Amazon ku shkruhej qartë se në Wuhan do të shpërthente një virus vdekjepururës i krijuar në laborator.

Në veprën e autorit virusi quhet “Wuhan-400” dhe është një armë tepër e rrezikshme për njerëzimin. Ky virus prek vetëm njerëzit dhe nuk mund të mbartet apo transmetohet nga kafshët shkruhet në “The Eye of Darkness”.

Paragrafi i këtij libri ka qarkulluar menjëherë në rrjet duke u bërë virale se si një libër i shkruar në vitin 1981 ka parashikuar situatën e sotme në botë.

Megjithatë, vepra e Dean Koontz i pershkruan simptomat e këtij virusi ndryshe nga “Covid-19” dhe tashmë po debatohet nëse shkrimtari ka parashikuar apo jo shpërthimin e Koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet