Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirusi, shefi i Urgjences: Nese mbyllim kufirin, 800 mije shqiptare mbeten jashte

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj ka treguar se sa e përgatitur është Shqipëria në të gjitha kapacitetet e saj për të përballuar situatën me koronavirusin.

I ftuar këtë të mërkurë në “Vizion Plus”, Brataj tha se Spitali Infektiv është përgatitur për dy skenare. Ai theksoi se nëse i dyshuari me koronavirus rezulton pozitiv pas testimit, do të shtrohet në spital, ndërsa anëtarët e familjes apo personat që kanë qenë në kontakt me to do të izolohen, deri kur të plotësohen 14 ditë.

Në rast se numri i të prekurve do të arrijë në 50, Skënder Brataj u shpreh se do të shtohet numri i shtretërve.

“Ne jemi mbështetur në strukturën shëndetësore që kemi në këtë moment dhe burimet strukturore, materiale, njerëzore që kemi. Kemi një Spital Infektiv kryesor tek QSUT, me kapacitetet e veta, që është i përgatitur për skenarin e parë dhe të dytë. Numri i parë i konfirmuar me koronavirus, në momentin e parë që do të zbulohet do të ketë dhe minimumi 5-6 veta të infektuar.

Që do të thotë se do të shtrohet në spital pasi të konfirmohet analiza dhe 5 pjesëtarët e familjes apo njerëzit më në kontakt me të do të izolohen, në pritje të 14-ditëshit do të kenë apo nuk do të kenë shenja a simptoma. Në momentin që do të shtohet numri deri në 50, atëherë do të shtohen kapacitetet e numrit të shtretërve.”

I pyetur përse vendi ynë ka vendosur që të mos e mbyll kufirin me vendet që janë prekur nga virusi, Brataj e konsideroi të pamandur marrjen e kësaj mase drastike, për aq kohë sa në Shqipëri nuk ka persona të identifikuar me koronavirus.

“Në Itali, ne kemi gati 800 mijë shqiptarë që jetojnë, lëvizja më e madhe bëhet përmes Italisë. Kështu që n.q.s mbyllim kufijtë në këtë moment, sa shqiptarë na ngelin jashtë kufijve.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.