Koronavirusi/ Rritet bilanci i të prekurve në Itali, Conte: Të veprojmë së bashku

Aktualitet
Koronavirusi/ Rritet bilanci i të prekurve në Itali, Conte: Të

Italia po kalon momente të vështira nga koronavirusi. Mediat vendase shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar kështu në 325, ku mbrëmë raportohej për 323.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u regjistrua ditën e dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër kryeministri Conte ka thënë se “Kjo nuk është koha për polemika dhe ata që mendojnë se mund të spekulojnë në lidhje me konsensusin duke nxitur frikën nuk e duan kombin”. Kryeministri Giuseppe Conte, theksoi punën e bërë deri më tani për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit dhe duke njoftuar ardhjen e një pakete të masave strukturore për sektorët ekonomikë të prekur. Conte gjithashtu ritheksoin nevojën për punë bashkëpunuese.

ME TE LEXUARAT