Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Koronavirus vatër e re edhe në Greqi, e infektuar një 38 vjeçare e kthyer nga Italia

Edhe Greqia tashmë bën pjesë në hartën e vendeve të prekur nga virusi ‘vdekjeprurës’. Kështu, vendi fqinj shënon rastin e parë me koronavirus.

Rasti i konfirmuar është në Selanik. Bëhet fjalë për një grua 38 vjece e cila sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Itali. Simptomat tek pacienti janë të buta, sipas “ESA”, instituti shëndetësor në Selanik.
Autoritetet shëndetësore kanë filluar të kontrollojnë anëtarët e familjes ose persona të tjerë që kishin kontaktuar me të në ditët e fundit për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre gjithashtu ka sëmundje.

Pak më vonë në një deklaratë për mediat Ministria greke e Shëndetësise konfirmoi se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me pacienten janë ofruar vullnetarisht për tu vetëizoluar deri në daljen e përgjigjeve të analizave edhe për vetë ata.

Pas Kroacisë, Greqia bëhet vendi I dytë ballkanik që shënon rast me koronavirus e në të dyja rastet bëhet fjalë për paciente që vinin nga udhëtimi në Itali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.