Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

Koronavirus mbërthen botën, Amerika Latine konfirmon rastin e parë në Brazil

Koronavirusi tashmë ka mbërthyer mbarë botën teksa dhe Amerika Latine, kontinenti i vetëm i paprekur nga koronavirusi konfirmoi rastin e pare në Brazil.

Një 61- vjeçar është prekur nga koronavirusi dhe e ka sjellë nga Italia pasi braziliani udhëtonte shpesh drejt rajonit verior të Lombardisë aty ku ka shpërthyer koronavirusi.

Kontinenti i prekur më pak i prekur është Afrika me vetëm dy raste, një në Egjipt i cili tashmë është shëruar plotësisht dhe një në Algjeri. Më pas Azia është më e prekura për shkak edhe të vendit të origjinës të koronavirusit Kinës apo dhe të Iranit dhe Koresë së Jugut ku ka shpërthyer ditët e fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.