Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Këngëtarja e famshme mbahet peng e përdhunohet për ditë me radhë

Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë.

Këngëtarja e famshme uellsiane shkroi: “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua.

E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.

Duffy theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të shpjeguar gjithçka.

“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.